Turizmi i organizuar në Shqipëri deri në Tetor ka prenotuar pothuajse të gjitha strukturat akomoduese. Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar thotë se për turizmin detar kërkesa vijon të mbetët më e lartë se oferta.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Këtu bëhet fjalë për kontrata garancie, të cilat janë të detyruara të zbatohen, kontratat përfundojnë në fund të Shtatorit deri në fillim të Tetorit dhe kanë qenë absolutisht me “full capacity”. Ne jemi në kushtet, ku për këtë lloj turizmi kërkesa është më e madhe se oferta.

Për vitin tjetër, përveç Durrësit në turizmin e organizuar me kontrata të mbyllura është përfshirë edh rajoni i Vlorës.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Kemi futur vitin tjetër në këtë skemë edhe Vlorën, me shpresën se do të hapet aeroporti, kemi kontraktuar tashmë hotelet më të mira që janë atje.

Sipas kasës, tregu i polakëve përbën edhe numrin më të lartë të turizmit me charter.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Nuk është vetëm numri i turistëve,por janë edhe të ardhurat. Kryesisht për turizmin e organizuar është tregu polak që është numër 1, tregu çek, baltik, hungarez, sllovak,nordik, ka edhe nga Gjermani edhe nga Zvicra, kryesisht janë tregjet europiane.

Gjysma e Korrikut dhe gushti sipas unionit turistik shqiptar ka sjellë një numër më të lartë vizitorësh në vendin tonë.

Tv Klan