Plani i qeverisë për të ardhurat në tatime e dogana ka rezultuar me një mungesë prej 8.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2013, ose rreth 50 mln dollarë.

Zv/Ministrja e Financave, njëkohësisht edhe Drejtore e Përgjithshme e Doganave Irena Beqiraj ka pranuar se doganat dhe tatimet nuk e kanë përmbushur objektivin për shkak të uljes së importeve dhe rritjes së prodhimit vendas, çka ka ndryshuar edhe mënyrën e vjeljes së TVSH- së.