Në 5 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës një maratonë festive ka hapur, ka hapur aktivitetin e organizuar me këtë rast përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e më pas në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Qytetarë dhe nxënës të moshave të ndryshme nga shkollat e kryeqytetit, kanë marrë pjesë në këtë demonstrim prej 1500 metër. Më pas kanë vijuar garat e vrapimit 4 kilometër, 10 kilometër, 21 kilometër dhe maratona e parë e plotë në Shqipëri prej 42 kilometra.

Në të kanë marrë pjesë individë, por edhe grupe të ndryshme. Fituesit janë vlerësuar me kupa certifikata e dhurata simbolike. Në grupet që morën pjesë  në këtë maratonë ishin studentët e universitetit ushtarak “Skënderbej” dhe një grup amerikanësh.

5 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës është festuar dhe në qytetin e Shkodrës. Në Shkodër me këtë rast ka qenë e pranishme edhe zonja e parë Teuta Topi. 

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës kujtohet që nga 19 tetori i vitit 2003, kur humanistja me famë botërore, shqiptarja që i kushtoi jetën e saj të varfërve dhe lehtësimit të vuajtjes së tyre nëpër botë, u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II në Vatikan./tvklan.al