Në ditën ndërkombëtarë të fëmijëve presidenti i republikës Bamir Topi si dhe zonja e parë Teuta Topi organizuan një pritje në pallatin e Brigadave për një grup nxënësish të dalluar të disa prej shkollave fillore të Tiranës.

Presidenti Topi theksoi gjatë një fjalimi përshëndetës se institucionet e shtetit, politika të gjithë së bashku do të mendojnë për fëmijët si e ardhmja e vendit.

Bamir Topi: “Ka fëmijë që e kanë shumë pasion shkollën, por jo të gjithë i kanë kushtet sepse dikush e ka shtëpinë larg nga shkolla, dikush ende nuk i ka kushtet sikurse janë këtu në Tiranë. por ne të gjithë së bashku sidomos institucionet e shtetit do të bëjnë ç’është e mundur që fëmijët kudo që të jenë të kenë kushte të përshtatshme për shkollën.”

Në shenjë mirënjohje për këtë pritje fëmijët kishin organizuar një program artistik. Në të njëjtën ditë  bashkia e Tiranës ka ftuar fëmijët të mblidhen në sheshin Skënderbej, kryesisht ata me probleme sociale.

Rreth 400 fëmijë përfitues të shërbimeve sociale të disa prej qendrave të ngritura në kryeqytet u përfshinë në konkursin e balonave dhe vizatimeve. Një mënyrë kjo për të shprehur dëshirat për më shumë të drejta të munguara.

Aktivitetet u organizuan me qëllimin e vetëm për ti kujtuar politikës dhe institucioneve shtetërore detyrimet e pa përmbushura ndaj fëmijëve./tvklan.al