Ndryshe nga vitet e tjera, 7 Marsi në qytetin e Elbasanit i ka gjetur shkollat në mësim. Vetëm ato shkolla që kanë paraqitur proogram artistik në Drejtorinë Arsimore të këtij rrethi kanë të drejtën të festojnë. Nëse Drejtoria Arsimore has në shkelje të këtij urdhri, përgjegjësinë do t’a mbajnë drejtuesit e shkollave si 8-vjeçare ashtu edhe të mesme.

Në të njëjtën kohë është kërkuar që 2600 mësuesit e këtij rrethi të mos i detyrojnë të 46 mijë nxënësit e arsmit 8-vjeçar e të mesëm për dhurata. Dhuratat e 7 Marsit le të mbetën dëshirë e nxënësve./tvklan.al