Në ulje numri i të shtruarve në spital

Arrin në 1241 numri i vikitimave për shkak të covid në shqipëri. Në 24 orët e fundit 8 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Krahasuar me një ditë më parë ku në vend u regjistruan 655 të infektuar, ka një ulje të lehte te numrit të personave pozitiv me Covid gjatë 24 orëve.

Nga 2997 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Tirana kryeson me 172 raste, e ndjekur nga Vlora me 41 ratse, Durrësi me 37, Shkodra me 25 dhe Saranda me 21 raste.

Në vend rezultojnë afro 25 mijë raste poztivë aktivë, gjysma e tyre janë vetëm në kryeqytet. Shtrimet në spital vijojnë të mbeten në shifra të ulta prej afro 2 javësh. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht që prej fillimit të pandemisë janë shëruar afro 38 mijë qytetarëve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 321 janë negativizuar nga Covid.

Tv Klan