Lajme Arkiva 2003

Abdyl Jakupi i vetëquajtur komandant Çakalla ka lejuar pas disa orësh peng dy punonjës të policisë maqedonase njëri shqiptar dhe tjetri maqedonas.

Çakalla që propagandon që përfaqëson armatën shqiptare kombëtare ka thënë se forcat që ai përfaqëson janë nga shqiptarët më të ndershëm dhe më patriotë duke hedhur akuza të rëndë për AKSH-në e përfaqësuar nga Gafurr Adili i cili ndodhet i arrestuar në Shqipëri. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i fraksionit tjetër të Armatës Kombëtare Shqiptare.

Nëpërmjet një deklarate të emëruar në faqen e tyre të internetit armata kombëtare shqiptare thotë se Çakalla  është pjellë e sforcuar dhe pa finesë e pushtetit sllavo-maqedonas dhe disa politikanëve të dështuar shqiptar, partizanë të shoqërisë multi-etnike.

Sipas deklaratës Abdyl Jakupi ka kërkuar disa herë të futet në radhët e AKSH-së por nuk është futur për shkak të defekteve në moral dhe të dyshimeve të lindura ndaj tij.

Ndërkohë qeveria maqedonase edhe pas lirimit të dy policëve të marrë peng ka premtuar se po punon për arrestimin e komandant Çakallës dhe se toleranca ndaj tij do të jetë zero./tvklan.al