Mijëra besimtar mysliman në të gjithë vendin, prej disa ditësh kanë çelur muajin e Ramazanit. Për 30 ditë me radhë muslimanët ushqehen vetëm 2 herë në ditë.

Hanife Qeajaj: “Në një ajet kuranor në syren bekare thyhet që ju kemi bërë obligim detyrim agjërimin. Juve dhe ato popuj që kanë qenë para jush. Në momentin që ne agjerojmë, hajmë vetëm 2 vakte të cilat janë iftari dhe syfyr. Në momentin që ne hapim iftarin është e kënaqshme që ne ta fillojmë me hurma arabie, ujë në qoftë se s’ke hurmën, qumësht është mirë shumë”.

Në muajin e ramazanit, besimtarët myslimanë organizojnë iftare ku ftojnë njëri-tjetrin. E menjëherë pas çeljes së tij të mbledhur pas tryezës thonë duan e iftarit.

Genta Qefalia: “Në momentin që vjen fundi i ditës së agjërimit dhe hap0et koha që mund të haj, çdo person është  i lirë dmth të ushqehet. Themi falënderojmë zotin i cili na mundësoj të agjërojmë këtë ditë, i kërkojmë falje për gabimet që neve mund t’i dimë ose kemi bërë dmth pa dijeninë tonë dhe e falënderojmë atë për rriskun, falënderojmë zotin për riskun që na ka dhënë”.

Por një tjetër e veçanta e agjërimit në muajin e ramazanit është sadakaja, ndihma për të varfrit që jepet në fund të muajit.

Matilda Denja: “Kjo është një lloj tjetër sevapi që fitojnë muslimanët përveçse sevapit që fitojnë gjatë muajit të agjërimit. Kjo është një pjesë sadakaje që ndahet në fund të ramazanit, atyre që janë në nevojë që të kenë mundësi që të gëzojnë edhe të varfrit, edhe të pasurit pra të jenë të gjithë njëlloj, pra të kenë mundësi të gëzojnë e të hanë dhe të pinë atë ditë feste”.

Qëllimi i agjërimit sipas librave të shenjtë është që njerëzit të bëhen të devotshëm. Në këtë muaj besimtarët  mysliman i dedikohen tërësisht zotit duke privuar veten jo vetëm nga kënaqësitë e të ushqyerit, por edhe ato trupore./tvklan.al

Gazetare Brunilda Cami

Operator Petrit Xhaferri