Procesi i kalimit në sistemin e ri të gradave në policinë e shtetit nuk do të shoqërohet me reduktim të numrit të efektivave blu.

Këtë fakt e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ahmet Premçi. Gjatë një konference për shtyp, Premçi tha se sistemi i ri i gradave që është gati për aplikim do të modernizojë strukturën e policisë.

Ahmet Premçi: “Kalimi në sistemin e ri të gradave nuk nënkupton ulje të numrit të përgjithshëm të punonjësve të policisë, por synon zbatimin në mënyrë korrekte dhe me transparencë të sistemit të ri të gradave në policinë e shtetit. Theksoj se një numër mjaft i vogël i punonjësve të policisë të nivelit zbatues, të cilët për mosplotësim të kritereve ligjore nuk do të mund të vazhdojnë të shërbëjnë më në strukturat e policisë së shtetit”.

Kreu i policisë tha se paralelisht me sistemin e ri të gradave po punohet edhe në drejtim të përmirësimit të shërbimeve mbështetëse që do e bëjë policinë me efikase dhe më profesionale në punën e vet./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro