Gjeorgjia ka ndryshuar nën drejtimin e Willy Sagnol, pasi siguroi për herë të parë kualifikimin në finalet e Europianit. Me një paraqitje të mirë ku kaloi me sukses fazën e grupeve, po vijon edhe tani.

Vetë trajneri, i cili në 2022-shin ishte në “Air Albania” për një miqësore, pranon që do të jetë një atmosferë e ndezur, por kjo do të ndihmojë edhe lojtarët e tij.

Willy Sagnol: Shqipëria, ashtu si Gjeorgjia ka luajtur një Europian të mirë dhe plot ritëm. E dimë që në stadium do të jetë një atmosferë në mbështetje të ekipit të shtëpisë, por kjo është pozitive për ne dhe kjo mënyrë nuk do të përgjumë lojtarët.

Shqipëria duhet të thyejë edhe një tabu që të mundë Gjeorgjinë pasi diçka të tillë nuk e bën prej thuajse 20 vitesh. Kuqezinjtë janë në disavantazh në ndeshjet direkte, pasi deri më tani janë 3 fitore, 7 humbje dhe 4 barazime.

Tv Klan