Kryeministri Edi Rama pritet që në seancën parlamentare të së enjtes t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë për çështjen e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme. Lajmin e bëri kryetari i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit.

“Rendi i ditës fillon me dy interpelanca, një interpelancë të kryeministrit për çështjen e mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme dhe një tjetër me zv/kryeministren të kërkuar nga një grup deputetësh. Me shumë gjasë, në përputhje me axhendën e vet, kryeministri do të jetë në seancë. Është një takim i brendshëm, jo shumë strikt, jo shumë tematik, por do të jetë një mundësi për çdo deputet për të ndarë me kolegët e tjerë mendimet e veta sesi në këtë sezon shumë të rëndësishëm ku ndodhemi, në funksion të zgjedhjeve gjithmonë mund të bëhet më i mirë komunikimi, por edhe pjesëmarrja, puna në komisione, puna në territor. Nëse ka diçka racionale ne patjetër nuk hezitojmë të ulemi. Besoj ditën e sotme do të kemi një kontakt, por nuk mund ta them akoma se nuk është iniciativa ime, edhe me kryetarët e tjerë të grupeve. Nëse do të ketë të reja do t’i ndaj me ju”, tha mes të tjerash Peleshi.

Tv Klan