Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Është hapur në mbrëmje në sallën e Akademisë së Arteve, stina koncertore “Allegretto Albania”.  Të ftuar në këtë koncert ishin dhe presidenti shqiptar Rexhep Mejdani, së bashku me bashkëshorten e tij, ministra të kabinetit Meta, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Gjithashtu edhe mjaft personalitete të tjerë të fushave të ndryshme ishin të ftuar në këtë aktivitet.

Koncerti i parë ka qenë ai i akademisë bizantine, që hap këtë stinë koncertore. Kjo akademi, konsiderohet nga kritika botërore, si një nga grupet me instrumente mjaft origjinale, që interpreton muzikën e viteve 600-700./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora