Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Lezhës.

Nga përplasja e automjeteve ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas asaj që raporton korrespondenti i Klan News, Martin Marku, aksidenti ka sjellë rëndim të trafikut rrugor në qytet. Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka lehtësuar qarkullimin në Lezhë.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit./tvklan.al