Një 12-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. T. H. ka tentuar të kalojë me shpejtësi rrugën për të dërguar bukën në shtepi, por një automjet i tipit “Alfa Romeo” i ka prerë rrugën duke e lënë fëmijën të vdekur në vend. Drejtuesi i makinës me targa të huaja VE 914770 D. K. është shoqëruar menjëherë në drejtim të Komisariatit të Policisë së qytetit i cilësuar si fajtor i ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Nr. 6 të qytetit të Durrësit./tvklan.al