Një aksident automobilistik i ka shkaktuar vdekjen një fëmije 3-vjeçar në qytetin e Fierit. O. M. ndodhej nga një fshat në qytet si mysafire te halla e saj. Vajza po kalonte rrugën e pashoqëruar nga prindërit dhe ka mbetur pa jetë pasi është përplasur nga një fugon i drejtuar nga E. C. Vogëlushja është dërguar në urgjencën e spitalit, por me gjithë ndërhyrjen kirurgjike mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë fëmijën që ka ndërruar jetë rreth dy orë pas aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe për momentin është bllokuar dhe fugoni që shkaktoi aksidentin. /tvklan.al