Blendi Fevziu: “Sipas medias prokuroria shqiptare ka nisur një hetim kundër jush. A jeni në dijeni për këtë ndjekje penale prej saj?”

Damir Fazlliç: “Do të më pëlqente t’i shihja dhe t’i shqyrtoja me kujdes këto aktpadi sepse ngase kam parë në media shumica e gjërave janë trillime dhe gënjeshtra.”

Por brenda pak orësh pasi Damir Fazlliç la tokën shqiptare ai do të njoftohej se në emër të tij prokurorja e krimit ekonomik kishte urdhëruar hapjen e një procedimi penal dhe pse e ka tashmë një alibi të bërë publike.

Damir Fazlliç ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje ligjore në organin e akuzës duke caktuar një avokat ligjor shqiptar, i cili do ta përfaqësojë atë gjatë hetimeve.

Për të vërtetuar akuzën e pastrimit të parave me emrin e së cilës është regjistruar dhe procedimi penal ndaj Fazlliç dy prokurorë të çështjes kanë nisur të mbledhin të gjithë dokumentacionin nga zyrat e regjistrimit të pasurive, bizneseve dhe hipotekave.

Një shkresë nga prokurorët iu ka mbërritur dhe bankave, të cilat do të raportojnë nëse Damir Fazlliç ka llogari të hapur në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani