Këto janë imazhet e fundit artistike nga albumi i papërfunduar i këngëtares Anita Bitri. Vajza vlonjate, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në shtëpinë e saj në Amerikë, po punonte për videoklipin e disa këngëve me muzikë të lehtë shqiptare, po për publikun e saj të preferuar që e ka duartrokitur në skenat e festivaleve e më pas në ambientet me emigrantë shqiptarë në Amerikë.

Komuniteti shqiptar në New York ka nderuar këngëtaren dhe dy njerëzit e saj më të afërt, nënën dhe vajzën Sibora, me një ceremoni të veçantë mortore, ndërsa banesa, ku tri shqiptaret humbën jetën nga gazi, është rrethuar me lule dhe dedikime të veçanta. Policia ka bërë publike, pas ngjarjes, dhe variantin e saj për vdekjen tragjike të tie pejsëtareve të familjes Bitri.

Rreth banesës duken ende të papërfunduara punimet teknike. Pas vëzhgimit, në murin e shtëpisë rezulton se tubat e ajrimit janë mbyllur dhe, sipas ekpertizë,s kjo ka ndodhur nga pakujdesia në punime. Një mik i familjes Bitri tregon me detaje se si muri i ngritur në katin e parë ka shkaktuar dhe rrjedhjen e gazit brenda banesës.

“Këta puntorët këtu, përpara se të bëjnë këtë betonimin këtu që, siç e shikoni, e kanë çuar gati 2m e kanë mbuluar tubin me një plastmas në mënyrë që cimentoja të mos futet brenda në tub. Siç e shikoni, këtu ende ka mbetur një pjesë e plastmasit të cilin policia e ka hequr.”

Familjes Bitri do t’i mungojnë tashmë tri pjesëtare, ndërsa skenës shqiptare një nga këngëtaret më të njohura e cila vetëm disa javë përpara vdekjes u kthye për herë të fundit e gjallë nga vitet e mërgimit për t’i dhënë lamtumirën Vlorës dhe gjithë vendit të saj ku ajo kishte dashur të kthehej sërish duke kënduar. /tvklan.al