#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Kanceri i gjirit, mjekja ngre alarmin: Të mos përdoren pilulat e kontraceptivët si karamele

Pavarësisht evoulimit të mjekësisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësim, kanceri i gjirit tek femrat vazhdon të mbetet ende një problem shqetësues. Në kuadër të “Teorit Rozë” në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar kirurgia Edlira Rehovica.

Ajo foli për problematikat e kancerit të gjirit duke i kushtuar një vëmendje të veçantë faktorëve që e shkaktojnë atë, ndër ta ajo përmendi dhe faktorin gjenetik, por më kryesorja ishte përdorimi i medikamenteve të dëmshme për fertilitetin tek femrat siç është kontraceptivi apo ‘pilula e emergjencës’.


Aldo: A ndikojmë këto sensibilime për kontgrolle?

Edlira Rehovica: Unë them që rozë duhet të jetë çdo ditë e vitit, jo vetëm Tetori. Megjithatë në Tetor ne i mëshojmë kësaj fushate. Shohim që ka efekt, nuk është më ajo stigma për të ardhur tek mjeku, megjithëse ekziston ende në masë, por nuk jemi më si para 5 viteve.

Aldo: Kohët kanë ndryshuar, moti ka ndryshuar, ushqimi ka ndryshuar çdo gjë ka ndryshuar, duhet të presin femrat moshën 40 vjeç për të filluar këto kontrolle?

Edlira Rehovica: Pikërisht duke qenë se kanë ndryshuar këta faktorë të jashtëm. Nuk është më mosha 40 vjeçe, çdo femër duke vazhduar nga mosha 20 vjeçe e lart, gjithë jetën, duhet të bëjë kontrolle periodike. Për sa kohë ke jetën dhe gjirin, kontrollet duhen të jenë të përvitshme. Ne jemi këtu për ta kapur në kohë, në mënyrë që shanset e trajtimit dhe të mbijetesës të jenë të larta.   

Aldo: Është çdo grua e predispozuar për kancer gjiri?

Edlira Rehovica: Për sa kohë ke gjirin si organ, ke dhe faktorin e riskut në mes. Kuptohet që ka dhe faktorë shtesë në mes që e bëjnë një grua akoma më të predispozuar. Për shembull pasja në familje e anëtarëve të tjerë, trashëgimia ose pasja e geneve pozitive, marrja e stimulantëve me ormone. Këtë gjë duhet ta them sepse tani është në masë trajtimi hormonal për fertilitetin, për mos ngeljen shtatzënë.

Aldo: Kontraceptivët?!

Edlira Rehovica: Kontraceptivët dhe jo vetëm, ose ‘pilulat e emergjencës’ që përdoren në masë. Për shembull vajzat përdorim ‘pilula emergjence’, por një pilulë e tillëështë e baravartë me 22 kontraceptivë. Nëse ti ke prirjen gjenetike për kancer gjiri, sepse nuk dua të them këtu që të gjithë që përdorin kontraceptivë do të sëmuren me kancer gjiri. Unë po them për riskun që kemi ne në mes që është një gjë që ne mundohemi ta shmangim. Nëse nuk i përdorim këto kontraceptivë si karamele, patjetër që është një efekt ruajtës për kanecerin e gjirit.

Aldo: U dashka filluar që në gjimnaz.

Edlira Rehovica: Ne fillojmë dhe flasim me vajzat. Nëna duhet të flasë me vajzat se si të fillojnë të kujdesen për gjirin e tyre dhe se çfarë duhet të mbajnë larg.

“Është për të vënë duart në kokë”, mjekja: Vajzat 24 vjeçe diagnostikohen me kancer gjiri

E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të folur për kancerin e gjirit kirurgia Edlira Rehovica ngriti alarmin për të gjitha vajzat dhe gratë për të bërë kontrolle rutinë. Ajo çka mjekja apeloi ishte fakti që tashmë me kancer gjiri diagnostikohen vajzat e reja 24 vjeçe.


Edlira Rehovica: Nëse dikur mosha e shfaqjes ishte 45-50 vjeç, tani po shohim vajza të reja që pa nisur jetën akoma, 24 vjeç diagnostikohen me kancer gjiri është një gjë alarmante për të vënë duart në kokë.

Aldo: Si kapet, a ka ndonjë shenjë?

Edlira Rehovica: Kryesisht vajzat 24 vjeçe nuk janë të fokusuara për kontrolle rutinë, ato ndjejnë një gjendër tek gjiri dhe paraqiten tek mjeku. Pra ato bëjnë kontroll sepse kanë një ankesë edhe ajo që unë dua të them është që ne nuk duhet ta lemë deri tek ankesa. Duhet të bëhen kontrollet periodike, sepse nëse ti prek një gjendër ajo gjendër është minimalisht 2 centimetër ose minimalisht 1.5 centimetër nëse është në sipërfaqe të gjirit dhe ti e prek.

Aldo: Kur quhet e vogël një gjendër?

Edlira Rehovica: 4 milimetra ose 3 milimetra, këto janë idealet. Faza e parë quhen nën 2 milimetra faza e dytë është mbi 2 milimetra.

Më tej kirurgia Edlira Rehovica bëri të ditur rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme për të kapur në shkallën fillestare sëmundjen pa e lejuar që ajo të evolojë më tej dhe të jetë akoma më e rrezikshme për jetën e pacientes.

Aldo: Kapja herët e kancerit të gjirit, shpëton?

Edlira Rehovica: Patjetër që shpëton. Kanceri i gjirit i kapur në shkallët fillestare është totalisht i trajtueshëm. Idealja është që ta kapësh në shkallën fillestare sepse dhe shancet e mbijetesës janë shumë të mira, vazhdojnë jetojnë, harrojnë them unë që janë operuar për kancerin e gjirit, kuptohet që në një kontakt të ngushtë me mjekët sepse jo gjithmonë mbaron me kirurgji ndonjëherë na duhet të përdorim edhe kimioterapi. Sa më pak i avancuar të jetë rasti aq më minimale janë gjërat që duhet të bëhen, duke filluar që nga kirurgjia e deri tek të gjitha gjërat e tjera.

Aldo: A kanë shpëtuar?

Edlira Rehovica: Jo vetëm që kanë shpëtuar, por unë them gjithmonë që do të rrisin fëmijët e fëmijëve./tvklan.al