Kryatari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi i kërkon Partisë Socialiste ndryshime në qeveri si kusht për funksionimin e mëtejshëm të koalicionit të majtë për integrim. Aleatët e vegjël të majtë, të mbledhur në një takim konsultues, ranë dakord për të mos ndryshuar qëndrimin në lidhje me kërkesat mbi ruajtjen e pragut elektoral dhe përmirësimin e kodit zgjedhor.

Skënder Gjinushi: “Së pari, ëshë njëherë rifocimi i pushtetit dhe pushteti nuk forcohet thjesht me ndyrshim emrash apo se sa vende ka PSD-ja, por patjetër që edhe ndryshimet në përbërje të qeverisë, edhe rritja e peshës dhe pjesëmarrjes së partive të tjera, e përmirëson bashkëqeverisjen.”

Neritan Ceka: “Kjo është një konsultë midis kryetarëve të partive të koalicionit dhe synon që të përgatisë një fitore të koalicionit në vitin 2005, për të cilën duhen disa kushte, pra është reforma zgjedhore, është një balancim i pushtetit në të ardhmen, është në krijimin e një imazhi pozitiv për qeverisjen dhe duke ndierë përgjegjësitë dhe peshën që kemi në qeverisje.”

“Partitë e koalicionit, me peshën e tyre politike, me mendimin e tyre, tashmë janë të domosdoshme dhe ne duhet detyrimisht të kalojmë nga një koalicion fasadë në një koalicion real.”

Partia Demokracia Sociale është partia e parë që ka dalë nga koalicioni i majtë i cili pritet të konfirmohet nga aleatët e vegjël dhe Partia Socialiste gjatë javëve të ardhshme. /tvklan.al