Ndryshimet në kodin zgjedhor, pas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it në raportin e tyre të fundit rreth Shqipërisë, kanë rikthyer përsëri debatet rreth kësaj çështjeje në politikën shqipëtare. Ish- kryeministri Aleksandër Meksi i cili ka hartuar edhe ligjin zgjedhor të vitit 1992 (një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy) propozon si ndërhyrje të domosdoshme në kod ndryshimin e mënyrës së numërimit të votave.
Aleksandër Meksi: “Unë nuk mendoj se sistemi, pjesa më e rëndsishëm, sesa, ë, pikërishtë, ë, numërimi i votës dhe e drejta e rinumërimit të votës, pra që t’numërohen si në gjithë botën perëndimore, në qëndër të prefekturës, në prezencë të përfaqsusve, të kandidatve dhe të partive, në prezencë të të huajve që tashma s’ka nevojë të jenë shumë, por janë një numër shumë më i vogël, do t’mjaftonin 150-100 (qind e pezdhjetë- njëqind) të huaj të mediave dhe gjithçka bëhet publike dhe atëhere brenda një dite-dy ditësh e shumta botohen, rinumërohen, ndërsa ktu duhet një javë, nuk lejohen të rinumërohen, historirat shqiptare të zgjedhjve janë të pafundme. Pra, në qoftë se duamë që të ketë zgjedhje të rregullta, gjithë kyçi është te numurimi i votës të, ankimet t’bëhen ose në gjykatë ose në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, por gjithnjë me rinumërim vote, jo kur urdhrojnë të huajt, për ato zona që kanë interesa në thonjza të huajtë dhe vetëm atëhere, ëëë, do t’kemi rezultate reale të vullnetit të popllit dhe poplli, në qoftë se bën gabim, sepse qe, ke qeverisja që u zgjodh prej tij punoi keq, spaku ta dijë që e ka fajin vetë s’ia kanë ata 140 (qind e dyzet) deputetë siç mund të mendojnë sot.”
Gazetarja: Mendoni se do arrihet diçka në këtë pikë duke patur parasysh që kjo është një çëshjte mjaft e e kritikuar edhe nga OSBE-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare?
Aleksandër Meksi: “OSBE-ja dhe të huajtë të mos marrin rroga dhe dieta në Shqipri dhe as mos bëjnë kritika, po të urdhërojnë dhe unë e di që agallarët e politkës shqiptare nuk duan të dinë as për llogjikë as për aritmetikë, por vetëm të zbatojnë urdhrat. Më mirë t’ua japin urdhrin, të bëhet si duhet bërë dhe besoj se zgjidhet kjo punë.” /tvklan.al