Përballë krizës globale financiare Shqipëria është më pak e ekspozuara në rajon. I këtij mendimi është zoti Yannis Costopoulos, presidenti i grupit bankar Alpha Bank, një ndër më të mëdhenjtë në Greqi, me degët e veta edhe në vendin tonë. Zoti  Costopoulos tha se bankat janë vënë para vështirësive, megjithatë Shqipëria ashtu si edhe Greqia nuk është prekur direkt.

Yannis Costopoulos: “Shqipëria është më pak e ekspozuar ndaj krizës financiare duke ju shmagur efekteve të drejtpërdrejta. Mendoj se Shqipëria është në një pozicion më të mirë kundrejt kësaj krize krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.”

Alpha Bank ka festuar 10 vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri në një ceremoni ku nuk kanë munguar bankierë e ministra. Aktiviteti I kësaj banke ka qene i rëndësishëm në jetën financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit, kujtojmë se ka mbështetur qeverinë shqiptare me kredi për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, gjithashtu edhe për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Aktualisht kjo bankë numëron 40 Degë në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro

Operator: Enver Shehu