I ka folur në shqip fjalët e para drejtuar shqiptarëve, pasardhesi i Dan Everts, Ambasadori i ri i OSBE në Tiranë, Gert Arens. Arens i këshilloi Qeverisë Shqiptare masa urgjente antikorrupsion dhe antikrim në mënyrë që të mos i dalë gjendja jashtë kontrollit.

Arens theksoi se këto probleme do të diskutohen pas tre javësh edhe në një takim të Miqve të Shqipërisë në Tiranë. Shqipëria nuk është si Kolumbia u shpreh Arens me optimizëm duke kujtuar ditët e fundit në kryeqytetin Kolumbian ku ka kryer misionin e fundit.

I pyetur nëse e kishte takuar Everts, ai tha se së shpejti do të kishte një takim me të. Në dallim nga Everts, Ambasadori Arens tha se nuk do ti arbitronte dot ndeshjet e futbollit pozitë-opozitë në fushën e blertë, por në tavolinat e bisedimeve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame