Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i ka dorëzuar Kryeministrit Edi Rama raport-progresin e Komisionit Europian për negociatat e Shqipërisë.

Në një konferencë shtypi me Kryeministrin Rama, ambasadori Soreca theksoi se Bashkimi Europian duhet të mbajë sa më shpejt Konferencën e Parë Ndërqeveritare, dhe sipas tij, kjo do të ishte mirë që të ndodhë deri në fund të vitit.

Pati edhe mbështetje mjaft të fortë për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Raporti vjetor bazohet te metodologjia e re dhe për mendimin tonë është një vlerësim i drejtë në Shqipëri. I janë dhënë merita Shqipërisë aty ku i takon merita. Në përgjithësi vlerësimi është që pavarësisht sfidave në një kontekst të shënjuar nga pandemia, Shqipëria ka vijuar me përparimet, për reformat që kanë të bëjnë me BE. Raporti konfirmon që Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar nga Këshilli. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe përpara fundit të vitit. Po ndodhin përpjekje intensive nga Bashkimi Europian. Shtyrja e negociatave për anëtaësim do të ketë ndikim negativ për BE-në”, deklaroi ambasadori Soreca. /tvklan.al