Betimi i presidentes se re te Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkovës në Parlament u shoqërua me një incident diplomatik.

Ambasadorja greke, Sofia Filipidu e ftuar në këtë ceremoni u detyrua të bojkotonte seancën, pasi presidentja në fjalën e saj asnjëherë nuk e përmendi emrin kushtetues të shtetit sipas marrëveshjes së Prespës, Maqedoni e Veriut, por vetëm Maqedoni.

Gordana Davkova, Presidentja e re e RMV-së:  Deklaroj se postin e Presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë

Ky akt pati reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila me anë të një deklarate tha se kursi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet dypalëshe varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues.

Gjithashtu edhe Komisioni Evropian ka shprehur keqardhjen për mospërdorimin e termit “Maqedoni e Veriut” nga presidentja e re. 

Presidentja e Komisonit Evropain, Ursula Von Der Leyen tha që Maqedonia e Veriut të vijojë rrugën e saj të suksesshme të anëtarësimit në BE, duhet të zbatoje të gjitha marrëveshjet.

Tv Klan