Kompania telefonike AMC ka dhuruar 50 mijë Euro për të ndihmuar banorët e dëmtuar në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë.

Po ashtu drejtues të kësaj kompanie kanë siguruar se rrjeti i telefonisë nuk është dëmtuar aspak. Në zonat e përmbytura ai funksionon normalisht.

Për të ndihmuar të gjithë ata që po merren me menaxhimin e situatës, AMC ka mundësuar komunikim falas për gjatë 24 orëve.

Përveç ndihmës monetare kjo kompani ka premtuar se do të jetë sërish e pranishme për të ndihmuar deri në kalimin e situatës.

Tv Klan