“Analiza që nuk qëndrojnë”, janë quajtur pohimet e fundit të akademikëve rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kreu i Korporatës, Harasani, në analizën e ktij institucioni përmëndi se rritja që pretendohet fallco prej tridhjet e tetë përqindësh nuk është e vërtetë. Gjithçka është bërë konform ligjeve. Por për të ky sulm duket se mbart arsye politike. Ai iu kërkon kujdes njerzve që flasin.
Andis Harasani: “Rritja e çmimeve, që pretendohet nga një grup akademikësh, nuk është aspak e vërtetë. Duhet të theksoj se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sëbashku me, gjashtë konsulentë të huaj i është dashur gjashtë muaj që të bëjë analizën e çmimit, një analizë, e cila ka qënë plotsisht transparente, është njoftuar në shtyp, dosjet janë të gjitha të gatshme për çdo publikim. Nuk e kuptoj se si ky grup akademikësh, pa përgatitjen e duhur ekonomike, brënda nji periudhe dymbëdhjetë orshe, arriti të japi konkluzionin që rritja e çmimit është tridhjet e tetë përqind. Për mendimin tim personal, ka arsye politike që theksohet kjo rritje çmimi, janë po ata persona të cilët e kaluan, ndodheshin n’atë karrike ku jam unë sot dhe kaluan vëndin në krizë, çuan Fierzën në nivelet më kritike. Megjithatë nuk dua të merrem me ato, dua të merrem me drejtimin e korporatës. Ajo që ju garantoj është që rritja e çmimit është plotsisht e moderuar, është plotësisht në autoritet t’Entit Rregullator të Energjisë dhe ne si KESH jemi të gatshëm të zbatojmë çdo vendim që do marrim nga Enti Rregullator i Energjisë.”
Por pas rritjes së çmimit, që shtoi tensionet në institucione, KESH-i në një vit punë raporton suksese; është rritur sasia e energjisë në rrjet si dhe janë shkurtuar orët e kufizimeve. Krahasimet e bëra përpara drejtuesve, Policisë Elektrike e drejtorive në qarqe tregojnë se nga viti dy mijë në dy mijë e tre janë ulur në njëmbëdhjetë përqind humbjet e janë rritur arkëtimet nga pesëdhjetë e tre në nëntëdhjetë e tre përqind. Vit i mbarë, në vend është prodhuar më shumë energji, katër miliardë kilovat orë. Arritje për ta është riorganizimi i brëndshëm në divizione, ndarje funskionesh, por arritjet janë shoqëruar dhe me njëzet përqind shkurtime personeli. Mbarë në shifra por jo rigorozë në punë. Ministri (Viktor) Doda ka tërhequr vëmëndjen e Policisë Elektrike, e cila s”ka realizuar detyrat. Janë treguar indiferentë në kontrollet e subjekteve. Gjatë tre muajve, sipas Ministrit Doda ata tashmë duhet të jenë në provë. Premtimi i analizuar i Kroporatës Elektroenergjitike për vitin dy mijë e katër është se do të plotsojë të gjithë konsumatorët me matsa. /tvklan.al