Marrëveshja e Tregëtisë së Lirë me Turqinë pritet të nënshkruhet brenda këtij viti. Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli deklaroi gjatë një takimi me kryetarin e Dhomës së Tregëtisë së Stambollit se pala shqiptare dhe turke janë në përfundim të negociatave për tregëtinë e lirë mes vendeve.

Anastas Angjeli: “Unë dua t’ju siguroj se ne po përshpejtojmë gjithë proçesin për të mbaruar brënda këtij viti Marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë midis Shqipërisë dhe Turqisë. Marrëdhëniet e eksportit ose eksportet shqiptare drejt Turqisë të vitit 2003 në krahasim me vitin 2002 janë rritur 8.7%, ndërsa importet turke janë rritur 32.8%.”

“ Ne jemi të interesuar për një nënshkrim sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë mes vëndeve tona dhe do të kontribuojmë për finalizimin e kësaj marrëveshje që padyshim do të rrisë marrëdhëniet tona tregëtare.”

Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Luan Bregasi deklaroi se biznesi përkrah liberalizimin e tregjeve me Turqinë.

Luan Bregasi: “Dhe unë të premtoj zoti Idriz se ne do të bëjmë presionin e nevojshëm tek qeveria jonë si dhe ju tek qeveria juaj për të promovuar sa më shpejt këtë marrëveshje.”

Turqia është një ndër partnerët më të rëndësishëm tregëtarë të vendit tonë. Vetëm gjatë vitit të kaluar volumi tregëtar u rrit me 32%. Importet kryesore drejt vendit tonë janë tekstilet turke. Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli ftoi në emër të qeverisë shqiptare biznesin turk të marrë pjesë në investime në vendin tonë gjatë takimit me ministrin turk të Tregëtisë dhe Industrisë Ali Çoskun. Ministri turk shprehu interesin e tij për prezantimin pëërballë biznesit turk të ofertës për privatizimin e sektorëve strategjikë. Ministri i Ekonomisë Angjeli ndodhej në Turqi për të marrë pjesë në konferencën e dytë ministrore të 80 vendeve të botës organizuar nga OECD mbi bizneset e vogla dhe të mesme në kushtet e globalizmit.

Anastas Angjeli: “Në kushtet e zhvillimit të globalizmit, zhvillmi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe bashkëpunimi në këtë fushë është një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të qëndrushëm të vëndeve tona dhe natyrisht edhe të Shqipërisë pasi ajo nndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të sektorit privat dhe pa dyshim edhe në zvogëlimin e shkallës së papunësisë.”

Ministri Angjeli pasi mbajti një ligjëratë mbi ekonominë shqiptare drejtuar studentëve të masterit në ekonomi në Universitetin Tregëtar të Stambollit u nderua me titullin “Doktor i Nderit” i këtij universiteti. /tvklan.al