Ndërhyrja e shtetit përmes taksës së akcizës me qëllim zbutjen e çmimeve të larta për karburantet dhe gazin e lëngshëm. Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli hodhi këtë propozim në Këshillin Konsultativ të Biznesit gjatë diskutimit të paketës së taksave për vitin e ardhshëm.

Anastas Angjeli: “Dhe çfarë roli mund të luajmë me ndonjë politikë, qoftë edhe të përkohshme që janë dhe politika që po i ndjekin dhe vendet e tjera dhe ato të Bashkimit Evropian, siç është ngrirja për momentin e akcizës së karburantit në kuotën që është duke kaluar në kuotë fikse që ndikimi i rritjes së çmimit nga jashtë të jetë sa më i vogël apo ndonjë masë tjetër, e cila mund të jetë objekt diskutimi, por që mund të shikohet në një moment të caktuar nga qeveria në qoftë se ndikimet e kësaj rritjeje çmimi mund të jenë më të mëdha.”

Ministri i Ekonomisë Angjeli është shprehur kundër kufizimit të importit të makinave pasi një gjë e tilë cënon marrëveshjet e tregtisë së lirë. Këshilli konsultatitv i biznesit diskutoi paketën e re fiskale. Sipas draftit të qeverisë, pritet që gjatë vitit të ardhshëm të aplikohet ulje e tatim-fitimit nga 25 në 23 % ulje e taksave për biznesin e vogël në mënyrë të përshkallëzuar deri në 2% si dhe plotësimi i disa kërkesave administrative. Përfaqësuesit e biznesit i kanë konsideruar të rëndësishme ndërhyjret, por shprehin rezerva, sidomos për tatimin e lartë mbi të ardhurat.

“Për pagat e larta shkon deri në 45, që është dhe më e larta. Kërkesa jonë nuk ka konsistuar në uljen nga 1 % çdo vit, sepse kërkesa jonë ishte politike në këtë pikëpamje, për të parë nese ulja e një tatimi do të sjellë realisht rritjen e të ardhurave, do të rrisë nivelin e deklarimeve, do të ulë evazionin fiskal.”

Paketa fiskale do të dërgohet në parlament për miratim së bashku me draftin e buxhetit të vitit të ardhshëm. /tvklan.al