Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialdemokratët janë të sigurt në një rezultat mbi 10% në zgjedhjet parlamentare. Nënkryetari Apostoli u shpreh, se partia e tij nuk i ka varur shpresat tek zonat e lira elektorale që mund t’i dhurojnë socialistët. Edhe në 97, tha ai, 20 deputet të majtë u zgjodhën si kandidatura të përbashkëta të PS dhe PSD.

Gaqo Apostoli:- “PSD po përgatitet për të kandiduar me të gjithë deputetët e saj në të gjitha zonat e Shqipërisë. Loja mbetet e hapur, partneritetin ne e dëshirojmë. Edhe në 97, ka pasur zona të përbashkëta, nuk ka pasur zona të lira, por sipas reciprocitetit politik dhe elektoral”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame