Në veriun e vendit, kryefjalë e këtij sezoni turistik është Velipoja. Siguria dhe pastërtia janë arsyet përse pushuesit zgjedhin këtë pikë turistike që ndodhet në Shkodër.

Ata thonë se ndryshe nga vitet e tjera, gjatë këtij sezoni, kjo zonë ka një përmirësim të dukshëm duke filluar që tek qetësia, mbajtja pastër e hapësirave që janë të mbushura me pushues. Çmimet gjthashtu janë të arsyeshme për turistët vendas dhe të huaj.

“Edhe vjet ka qenë mirë, po sivjet edhe më mirë. Shumë më mirë është pastërtia e çdo gjë.”

“Më thënë të drejtën jashtëzakonisht të kënaqur. Me të vërtetë kanë bërë ndryshime.”

“Çdo gjë është në rregull dhe ma do mendja e dëshmon me pushuesit rreth e rrotull. Shikoni sa e frekuentojnë.”

Një tjetër element që për pushuesit këtë vit ka një domethënie të veçantë, janë hapësirat e dedikuara publike për plazh të vëna në dispozicion të qytetarëve.

“I plotëson kushtet të gjitha. Rëra është e mirë fort dhe deti.”

“Sidomos qetësia, edhe policia detare. Pjesa publike është shumë më mirë se vitet e tjera.”

35 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja vlerësohet për ujin e pastër të detit dhe rërën kurative.

Tv Klan