Trajneri Sylvinho thotë se duhet të ecin me 100 km/orë nëse duan fitore në sfidën e nesërme Shqipëri-Gjeorgji. Në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, trajneri i kombëtares shqiptare u shpreh se duhet të përgatiten sepse Gjeorgjia është një skuadër e fortë si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo teknike.

“Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme. Për formacionin duhet shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë.”

Sfida Shqipëri-Gjeorgji do të luhet në stadiumin “Air Albania” nesër në orën 20:45. Ndeshjen do të keni mundësi të ndiqni pa pagesë në Tv Klan.

Tv Klan