Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni i rizgjedhur, Arbër Xhaferri bën të qartë nevojën e përfshirjes në programin politik të partisë që drejton të drejtën e Shqiptarëve për vetvendosje. Sipas Xhaferrit kjo është një e drejtë politike, ndërësa përfshirja e saj në programin politik të partisë dhe miratimi nga kongresi do të thotë që ajo është aktuale.

Problemi i Shqiptarëve sipas Xhaferrit është një problem rajonal dhe duhet zgjidhur në bllok. Në qoftë se Kosova do të ndahet, atherë edhe Shqiptarët në Maqedoni do të kërkojnë vetvendosje, që do të thotë ndarje e Maqedonisë, theksoj kryetati i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni.

Deri përpara disa muajsh teza e ndarjes së Maqedonisë ishte personale e Xhaferrit, ndërësa pranimi i kësaj teze nga kongresi e shndërrojë atë në pjesë të programit politik të të gjithë partisë. Kongresi i 3 i PDK rizgjodhi në unanimitet kryetar të partisë Arbër Xhaferrin, nënkryetar u zgjodhen Menduh Thaçi dhe Sulejman Rushiti. Dy krerët e kësaj partie kishin dhënë dorëheqjen 2 muaj më parë, por kërkesa nuk u pranua nga partia. Unë dhe udhëheqja e partisë garantojmë se kapacitetet Shqiptare nuk do të minimizohen në Maqedoni, por do të maksimalizohen, theksoj Xhaferri./tvklan.al