Lajme Arkiva 2004

Vonë tani  është prokuroria. Pas denoncimit në këtë organ të vjedhjes së parave nga njësia e Bankës së Kursimeve, është drejtuesi  i saj, i vili kërkon shpejtim të së vërtetës.

Falsifikimi i bërë nëpërmjet firmave ka emra konkret të dorëzuar në prokurori, por kjo e fundit për drejtuesin Kamberi po lëviz ngadalë. Ajo po ofron bashkëpunimin e tij që ngjarja kurrsesi të mos mbetet pa autor.

Ardian Kamberi: Unë nuk shpjegoj  ende arsyen, pse prokuroria vazhdon ka procedura kaq të gjata për fat të keq të doganës e mbase edhe të këtij vendi. Prokuroria vepron me shumë vonesë dhe vonsa në prokurori natyrisht krijon hapësirën e largimit të personave të tjerë dhe për këtë nuk është fajtor banka dhe aq më pak drejtori i përgjithshëm. Por unë përfitoj nga rasti për të njoftuar prokurorinë, Ardian Kamberi është fare i vendosur me gjithë ekipin, sepse kanë të bëjnë me një ekip shumë profesionist dhe shumë të përgjegjshëm. Është i vendosur që të gjithë këta persona tashmë të  lokalizuar , duhet të fillojë ndjekja penale e tyre.

Drejtori Kamberi tregon se masat e bankës janë pezullimi i të implikuarve dhe vënia në dispozicion e prokurorisë për zbardhje.

Ardian Kamberi: Unë jam i sigurt që të  gjithë peronat që janë të përfshirë në pezullim do të largohen nga puna qofshin të implikuar në manipulim ose jo ata mbajnë një përgjegjësi procedurale të cilët nuk e kanë respektuar. Kam parasysh se në personat e pezulluar janë edhe ish drejtues të lartë të Bankës së Kursimeve.

Skema e manipulimit është e vjetër, banka është ajo që e ka bllokuar manipulimin, sinjali dhe ky veprim i zgjuar  bankar është marrë…

Ardian Kamberi: Janë kthyer disa para nga njëra nga ato që kanë ikur. Pra nga njëra nga ato, të tjerat kanë qenë në punë. Kjo është një linjë, ka sjellë dokumente që ka persona konkretë dhe nuk mund të mbyllet ky proces me ikjen e 1, 2 apo tre vetave. Prokurorinë unë e kam lajmëruar fare qartë që njerëzit që janë këtu duhet të fillonin procedurat. Unë mendoj se ky ka qenë një proces i nxjerrjes së parave nga banka dhe i  kthimit.

Shifra e parave të zhdukura duket se është më e vogël, për këtë bankë është e papërfillshme, po që vlera monetare është risk i saj./tvklan.al