Një ari i zi me peshë gati 114 kg ka sulmuar një djalë 10-vjeçar i cili po luante në kopshtin e gjyshit të tij në Connecticut.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi të dielën në mëngjes rreth orës 11 të mëngjesit në qytetin e Morris, Connecticut, kur ariu u përpoq të tërhiqte zvarrë fëmijën nëpër lëndinën e kopshtit ndërsa e prekte me kthetra dhe kafshonte të riun, sipas Departamentit të Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit të shtetit.

Policia e shtetit dhe forcat e ruajtjes së DEEP shkuan në vendngjarje dhe pasi gjetën ariun e gjuajtën për vdekje.

Fëmija u dërgua në spitalin Charlotte Hungerford, ku u trajtua për lëndime jo-kërcënuese për jetën, të shkaktuara nga ariu. Ai kishte plagë në kofshë, shenja kafshimi në këmbë dhe gjurmë kthetrash në shpinë.

Sipas gjyshit të fëmijës, James Butler, 10-vjeçari ishte duke luajtur në një trampolinë në kopshtin e tij të pasmë kur ariu i zi doli nga pylli i dendur dhe u hodh drejt djalit.

“E dëgjova atë duke bërtitur ‘ariu’ dhe kur ngrita sytë, pashë këmbën e tij në gojën e ariut dhe ariun duke u përpjekur ta tërhiqte zvarrë nëpër lëndinë,”  tha Butler.

Butler, i cili përdor një karrige me rrota, shtoi se ai u nis me rrota drejt ariut për të shpëtuar nipin e tij dhe hodhi një shufër metalike në kokën e ariut.

Ai tha se ariu e liroi për pak kohë fëmijën, por më pas e kapi djalin për herë të dytë, ku të bërtiturat e 10-vjeçarit u dëgjuan nga një fqinj i cili tentoi ta shpëtonte djalin nga kthetrat e ariut.

Butler dhe nipi i tij u futën brenda në shtëpi pasi vogëlushi me ndihmën e fqinjit shpëtoi nga kthetrat e ariut. Policia e kanë gjetur ariun, ku u qëllua për vdekje.

Vlerësohet se popullsia e arinjve të zinj është rritur në Connecticut në rreth 1000 deri në 1200, kryesisht në lagjen veriperëndimore të shtetit.

Klan News