Lajme Arkiva 2004

Arkitektët shqiptarë do të bëjnë sugjerimet e tyre për projektin e qendrës së Tiranë të prezantuar dy javë më parë nga studio franceze “Arkitekturë studio”, për ti paraqitur më pas në mbledhjen e Këshillit të Territorit të Shqipërisë.

Shoqata e arkitektëve dhe përfaqësuesve nga Bashkia e Tiranës kanë zhvilluar një takim në sallën e Galerisë së Arteve ku qëndron edhe marketi i qendrës së kryeqytetit për të diskutuar mbi projektin dhe mundësitë e zbatimit të tij.

Agron Jano: Qëllimi i sotëm është që mendjet e arkitekturës dhe të urbanistikës së Shqipërisë, që nga profesionistët që kanë studiuar jashtë, që kanë punuar në Shqipëri apo edhe studentë të arkitekturës të mund të shfaqin dhe të ndihmojnë me sugjerime dhe me mendime këtë plan, i cili do të jetë i realizueshëm. Përpara se të merret një  vendim si të thuash politik, brenda ke dhe mendimin profesional.

Projekti përfundimtar i qendrës së Tiranës pret tashmë vetëm miratimi e KRTSH-së ndërkohë që për zbatimin e tij do të punojnë arkitektë shqiptarë dhe të huaj që do të zgjidhen  pas një konkursi ndërkombëtar./tvklan.al