EURO 2024 u mbyll me triumfin e Spanjës, duke ulur siparin e një turneu plot emocione e që rezervoi edhe surpriza.

Në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për Botërorin 2026, Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka foli për kanalin turk “TRT” duke bërë gjithashtu edhe një rezume të Kampionatit Evropian dhe disa shifra interesante për të njohur nivelin futbollistik.

Armand Duka, Presidenti i FSHF:Për mendimin tim ishte Kampionati Europian më i miri i realizuar ndonjëherë, më i mirë edhe se Botërori. Kaq shumë tifozë, ka qenë një spektakël. Tashmë nuk ka më dallime të dukshme mes ekipeve kombëtare. Çdo tifoz kishte shpresën për të parë ekipin e tij të vazhdonte më tej dhe të fitonte trofeun. Tifozët të cilët sigurisht kanë lënë gjurmë gjatë këtij turneu ishin turqit dhe shqiptarët tanë për koreografitë e krijuara dhe mbështetjen e madhe.

Në fund, Duka pranoi se Kristjan Asllani është e ardhmja e kombëtares kuqezi.

Klan News