Një rrjet që trafikonte dhe shfrytëzonte femra për prostitucion mendohet të jetë shkatërruar plotësisht pas denoncimit të një shtetasi francez. Ministria e Rendit ka deklaruar se janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) anetarët e këtij rrjeti tre prej të cilëve në Shqipëri dhe 8 (tetë) në Francë. Drejtori i Policisë së Tiranës Albert Dervishi ka treguar me detaje operacionin e kryer dje në bashkpunim me forcat speciale pranë aeroportit të Rinasit kur 3 (tre) tutorët po shkëmbenin të miturën 4 (katër) vjeçe vajza e një prositute me 100 000 (njëqind mijë) euro. Shuma do të paguhej nga shtetasi francez i cili ishte në dijeni që nëna e vajzës kryente prej disa kohësh profesionin e prositutës në Francë.
Albert Dervishi: “Në bazë të denoncimit të shtetasit francez pranë organeve të policisë shqiptare është organizuar puna dhe falë një operacioni model të forcave speciale të tre shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë në afërsi të aeroportit të Rinasit në tenatative për të shkëmbyer fëmijën me shumën prej 100 000 (njëqind mijë) eurosh.”
Policia sqaroi se shtetasi francez dhe gruaja lushnjare së cilës i jepen vetëm inicialet nuk janë të martuar. E mitura ndërkohë nuk ka pasur asnjë dëmtim psikik apo fizik sipas konfirmimit të policisë ndërsa për gruan e shfrytëzuar po kryeht ekspertiza. Ajo ka qëndruar rreth një muaj në një apartament luksoz pranë Gjykatës së Tiranës, pronë e të arrestuarit G.S. Policia është e bindur se ky rrjet përbëhet edhe nga të tjerë persona. Ajo po punon për identifikimin dhe vënien e tyre para drejtësisë. /tvklan.al