Vizatimi gjigant në fushën e golfit tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzve

Mund të cilësohet si një vepër arti. Artisti amator Janne Pyykkö dhe 11 vullnetarë kanë krijuar me hapat e tyre forma gjeometrike në një fushë golfi në Finlandë e mbuluar nga bora, duke tërhequr vëmendjen  e të gjithëve.

Duke përdorur një litar me të cilin rrotulloheshin, Pyykkö dhe ekipi i tij krijuan veprën artistike. Mendohet se ajo është vizatimi më i madh i dëborës i bërë ndonjëherë në vend.

Artisti finlandez është frymëzuar nga  Simon Beck një artist britanik i njohur për vizatimet e dëborës. Para se ta realizonin këtë Pyykkö krijoi modelin e formave në kompjuterin e tij.

Vizatimi përbëhej nga gjashtë forma të mëdha të gjitha paksa të ndryshme me një pjesë qendrore ku ylli që i lidhte ato në mes. Për të bërë modelet, ata përdorën këpucë dëbore me përmasa 50 centimetra të gjata dhe 30 centimetra të gjëra.

Janne është shprehur se projekti ishte një sfidë sepse ai kurrë më parë nuk kishte organizuar një grup vullnetarësh për të bërë artin e dëborës.

Klan News