Lajme Arkiva 2004

Gjashtë artistë dhe njëkohësisht akademik kanë paraqitur së bashku në Galerinë Kombëtare të  Arteve në Tiranë, punimet e tyre bashkëkohore në vaj. Ata janë kosovarët Tahir Emra, Rexhep Ferri, Gjelosh Gjokaj, Agim Çavdarbasha, Muslim Mulliqi dhe ndër ta i madhi Ibrahim Kodra. Në tablotë e piktorëve kosovarë bie në  sy ndikimi që ka patur te ta periudha e luftës.

Kjo kohë është hedhur mbi telajo me ngjyra të errëta, siç është rasti i piktorit Tahir Emra.

Tahir Emra: Ngjyra e zezë asht romantike. Me ngjyrën e zezë jam përpjek ta shpreh edhe atësi me than dramën të cilën e ka pësuar Kosova. Nuk mund ta shprehë asnjë ngjyrë tjetër sikur e zeza. Kjo është një ngjyrë e mbyllë, por është një ngjyrë lokale e zezë. Me raste  të ndryshme është e pasuruar.

Gjelosh Gjokaj: Për mua janë këtu prezentë tri periudha që i kam pas në krijimtarinë teme. Ngjyra gri dhe ngurra blu mundet me kenë edhe si një pasuri ose i një dobësi që më intereson shumë.

Rexhep Ferri: Me vite jam mundu të krijoj personalitetin tim krijues, se vetëm ajo mund ta mbajë gjallë një krijues, të gjitha këto të tjerat, imitimet dhe ndikimet, janë gjana të rastit sikurse asht moda e ju femrat e dini moda sa  asht e gjatë.

Një ekspozitë e tillë nuk është e para  në vendin tonë. Akademia e shkencave dhe e arteve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bashkëpunuar edhe me të  kaluarën me qëllim shkëmbimin e eksperiencës dhe prezantimin e vlerave të arti figurativ në të dy vendet./tvklan.al