Një farmaci duhet të jetë larg një farmacie tjetër të paktën 150m. Ky është një nga kriteret e përcaktuara me ligj për licencimin e tyre, por pavarësisht kësaj në kryeqytet ndodh që farmacitë i ndajnë vetëm një mur siç duhet edhe në këto pamje. Në të njëjtën kohë ka zona që nuk kanë farmaci pranë.

Mhill Gecaj: “Persona dhe subjekte vijën tani për tu rilicencuar, ne kemi hasur vështirësi duke pasur parasysh se nuk përmbushin distancat siç parashikohet  në ligj. Pra një farmaci duhet të ketë jo më pak si 100 m distancë nga një subjekt tjetër që të kryejë këtë aktivitet. Aktualisht kemi farmaci të cilat janë licencuar para 5 vitesh, janë licencuar para 4 vitesh jo në përputhje me këto kritere dhe sot hasin vështirësi dhe ligji nuk shprehet për jetë se si duhet të veprohet në këtë rast. Në qoftë se do të shikojmë që këto farmaci vërtet janë afër dhe nuk do kenë mundësi të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pastaj le ta lidhin kontratën, të ushtrojnë aktivitetin e tyre natën.”

Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka kaluar në sitë të gjitha farmacitë që operojnë në Tiranë. Ato janë kontrolluar jo vetëm për distancat që kanë mes tyre, por edhe për dokumentacionin nga ku rezultuar se 5 prej tyre punojnë pa licencë.

Një tjetër problem shqetësues mbeten farmacitë e shërbimit të natës, aktualisht në Tiranë ekziston vetëm një e tillë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami