Ivan Perisic do të largohet nga Hajduk Split dhe mund të transferohet te Barcelona, si një dëshirë e trajnerit Hansi Flick.

Futbollisti 35-vjeçar e ka mbyllur me klubin kroat dhe tani po përgatitet për një aventurë të re në karrierën e tij.

Sipas mediat kroate “24sata”, Barcelona ka shfaqur interes për të afruar Perisic, kur ai të mbyllë kontratën aktuale.

Veterani kroat është një lojtar që trajneri Hansi Flick e njeh shumë mirë, pasi kanë punuar së bashku te skuadra e Bayern Munich. Tekniku gjerman, vlerëson shumë aftësitë e Perisic për të luajtur në role të ndryshme në fushë.

Gjithashtu ai është një opsion i lirë për Barcelonën, klub që ndodhet në vështirësi financiare. Gjasat që Perisic të transferohet te katalanasit janë të mëdha, por fillimisht duhet të mbyllë kontratën me Hajduk Split dhe të dalë lojtar i lirë. /tvklan.al