Një aksident ka ndodhur në Laç këtë të enjte. Një makinë tip “Audi A5” ka dalë nga rruga dhe siç duket nga këto pamje mjeti ka përfunduar në një kanal.

Makina drejtohej nga një 19-vjeçar. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë që ndodheshin brenda në mjet.

Njëri prej tyre është 18 vjeç, ndërsa 2 të tjerët nga 17 vjeç. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit./tvklan.al