Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi i vodhën me dhunë celularët një turisti. Ka qenë ky i fundit që ka kallëzuar në polici rastin dhe se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”. Menjëherë policia reagoi duke identifikuar dhe duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar.

“Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal”, njoftoi policia./tvklan.al