Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lideri demokrat Sali Berisha është gjendur sot mes demokratëve të Kavajës në 11 vjetorin e demostratës së parë anti-komuniste në këtë qytet. Në këtë përvjetor është përuruar busti i dëshmorit të Kavajës Indrit Cara, i cili ra dëshmor në luftën e shqiptarëve në Kosovë kundër ushtrisë serbe.

Ky bust është ndërtuar me mbështetjen financiare të bashkisë së qytetit të Kavajës. Në mitingun e organizuar në sheshin e qytetit lideri demokrat Sali Berisha ftoi qytetarët e Kavajës që në qershor të shënojn një fillim të ri në rrugën e demokracisë.

Sali Berisha, kryetari i PD:- “Më 26 Mars, qytetarët e Kavajës u ngritën në qytetin e tyre kundër diktaturës, me një trimëri e guxim të jashtëzakonshëm. Ngjarjet e 26 Marsit e nxorën Kavajën në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për tu çliruar nga diktatura komuniste më e egër”.

Në 11 vjetorin e demostratës të parë anti-komuniste në Kavajë janë organizuar aktivitete sportive koncerte si dhe kupa në futboll “Indrit Cara”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame