Këto janë pamjet e zjarrit që rrezikoi të digjte një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranës.

Zjarri ka nisur gjatë shkarkimit të një autoboti me naftë. Flakët janë përhapur fillimisht në mjet dhe më pas në një objekt që shërbente për shkarkimin e karburantit.

Nga flakët kanë mbetur të dëmtuar dy punonjës të pikës së karburantit. Një nga ata është personi që shikoni në pamje.

Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht,ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Zjarri nuk ka përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll.

Për shkak të flakëve për rreth gjysëm ore është bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Nga informacionet e para mësohet se shkak për shpërthimin e flakëve mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e autobotit.

Klan News