Jordi Alba zbeh mungesën e Lionel Messi dhe merr përdore Inter Miami. Mbrojtësi ishte fenomenal në fushë ndaj Torontos, ku asistoi në të katër golat në fitoren 4-3.

Kontribut i jashtëzakonshëm nga ana e spanjollit që rekordi edhe një rekord të Kupës së Ligës së futbollit amerikan.

Askush më mirë se 35-vjeçari për tu bërë i parë që dhuron 4 asiste në një ndeshje të vetme. Tre prej asisteve të Albës u kompletuan në harkun e 20 minutave, duke shërbyer për Rohas, Gomez dhe Luis Suarez.

Performanca e lojtarit të krahut të majtë u kurorëzua edhe me asistin e katërt, në minutën e 69-të, me Albën që përmbush mungesën e Lionel Messit dhe i jep Inter Majemit kalimin në raundin e 1/8-ave të kompeticionit.

Ish-lojtari i Barcelonës kaloi në radhët e skuadrës amerikane në vitin 2023 për tu bashkuar me yje si Messi e Busket. Në ndeshjet e kampionatit amerikan, Alba ka shënuar 4 gola e 7 asiste në 20 ndeshje.

Ndërsa, në total ai ka asistuar në 13 gola për ekipin nga Florida për tu bërë lojtari i tretë në historinë e klubit që arrijnë këtë kuotë, duke barazuar Gresel.

Klan News