Lajme Arkiva 2003

 Kanë ende shpresa se familjarët e tyre që rezultojnë të humbur prej më shumë se 6 muajsh ndodhen në ish jugosllavi. Në Mars të këtij viti, familja e Romeo Belulit nga Vlora bëri denoncim në polici për zhdukjen e tij së bashku me një person tjetër Martin Islamaj.

Vëllai i Romeos tregoi për televizionin Klan vetëm pak ditë pas zhdukej se kishin komunikuar me të për herë të fundit kur ai ndodhej në Mal të Zi.

Vëllai i Romeos: Ka ndodhur që i mbajnë dy muaj arrest pa asnjë haber. Se mundësia që të jenë mbytur pothuajse nuk ekziston. Se gomonia nuk mbytet.

Familjarët e Romeos i cili punonte prej disa vitesh si skafist paguan për disa mijëra euro një avokat i cili u premtoi se do tu gjente të afërmin, po ky sipas familjes Beluli ishte një mashtrim dhe nëna e Romeos i është drejtuar avokatit të popullit për ndihmë.

 Një nga komisionerët e institucionit deklaroi se çështja po ndiqet në rrugë zyrtare.

“Ne i kemi dërguar ambasadorit tonë zotit Petrit Bushati në Beograd për të sqaruar nëse këta dy persona janë të paraburgosur në Mal të zi ose në Serbi dhe në komplet federatën serbo-malaze dhe nëse po për çfarë lloj akuze?”

Kjo është hera më parë që nga zhdukja e dy skafistëve që autoritet shqiptare ndërhyjnë zyrtarisht për të zbuluar se ku kanë përfunduar këta persona./tvklan.al