Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër drogës, autoritetet tajlandeze kanë vendosur të përshkallëzojnë propagandën për të ndikuar në frenimin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një nga këto përpjekje sensibilizuese autoritetet vendase kanë asgjësuar publikisht 15 ton drogë.

Sasia e drogës rezultonte dyfishi i lëndës narkotike të kapur gjatë një viti më parë. Ajo u konfiskua në 3 mijë operacione në të gjithë vendin. 

1133 kg ishin heroinë, 2913 kg ekstazi, 12 mijë kg marijuanë dhe pjesa tjetër lloje të lehta droge.

Në fakt Tajlanda njihet si një ndër vendet me numër të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike, por edhe të vdekjeve për shkak të saj.

Vetëm në vitin 2003, rreth 2500 përdorues të rregullt droge humbën jetën, gjë e cila ngjalli reagim të ashpër të organizatave për të drejtat e njeriut.

Aktualisht mbi 200 mijë vetë janë blerës dhe konsumatorë të lëndëve narkotike. Problemi është kthyer në një luftë serioze, pasi gjatë dy viteve të fundit trafiku i drogës ka pësuar rritje të shpejtë./tvklan.al