Lajme Arkiva 2003

Avokati Saimir Visha: Dua të deklaroj se organi i prokurorisë i ka përfunduar hetimet e para procedurale dhe deri në këto momente nuk ka asnjë akuzë jo vetëm për klientët që unë përfaqësoj, por nuk ka nisur asnjë çështje penale dhe me persona konkret. Ne presim nga momenti në moment çlirimin e tyre pasi akuza është tepër skandalze dhe nuk asnjë dyshim të bazuar mbi prova lidhur me fajësinë apo çështjen penale në ngarkim të klientëve të mi. Lidhur me ndalimin çiftit Gjinishi nk ka asnjë dyshim të bazuar mbi prova. Lajmi është krejtësisht i rremë. Njëkohësisht i bëj thirrje edhe organit të drejtorisë së policisë të largohet nga çdolloj komunitate zyrtare por të thellohet në zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje tepër të rëndë dhe të mos krijoj asnjë konflikt të ri. Aq më keq që çifti Gjinishi janë një çift intelektualësh, kanë një reputacion të madh në shoqëri dhe jashtë çdolloj dyshimi dhe çdolloj niveli që ata kanë nuk mund të arrijnë kursesi në këtë nivel krimi për të cilin bëhet fjalë.

Gazetarja: Ka pasur kontraditame personin viktimë më përpara me klientin tuaj?

Avokati Saimir Visha: Mesa jam në dijeni kanë pasur një marrëdhënie shoqërore shumë të mirë si dhe marrëdhënie punë shumë të mirë nuk kanë pasur asnjëherë konflikt midis tyre dhe jam i sigurt se pas mbarimit të 12 orëshit, orar në të cilin klientët e mi duhet të lirohen nga drejtoria e policisë, jemi në pritje të lirimit të tyre sa më parë./tvklan.al