Për Taulant Ballën ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë ditën e hënë nuk është diçka e rastësishme, por një strategji e kreut të opozitës Sali Berisha. Balla ka deklaruar në Klan News se ashtu si në 6 dhjetorin e 2022-t kur Shqipëria mirëpriste Samitin e Udhëheqësve të Europës dhe Sali Berisha thërriste protestë edhe tani po tenton të dëmtojë imazhin e vendit, kur ndodhet pranë anëtarësimit në BE.

Sipas Ballës veprimet e PD-së nuk kanë lidhje me vendimin për Salianjin.

Si drejtues politik i Partisë Socialiste për diasporën Balla është shprehur besimplotë se procesi i votimit shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të jetë i sukseshëm në zgjedhjet e 2025.

Klan News